Covid-19 i merr jetën shtatzanës në Kosovë me foshnjen në bark, vëllai: Pusho e qetë me bebushin...

Covid-19 i merr jetën shtatzanës në Kosovë…

Vdekjet nga Covid-19 në Kosovë vazhdojnë të trondisin opinionin pasi po ndodhi tragjedi brenda familjeve, ku pas babait apo nënës, shkojnë edhe fëmijët.

Së fundmi mësohet se ka humbur jetën një grua shtatzanë me gjithë foshnjen e saj në bark, Liberta Selaci nga Banjska e Vushtrrisë. Liberta ishte grimiere, artiste e make-up.

Vëllai i saj Mehmet Selaci njoftoi të shtunën:

“Të nderuar dashamirë, shoqëri e familjarë.

Liberta na la, mbrëmë vonë ia dorëzoi shpirtin Krijuesit fuqiplotë bashkë me beben, që e kishte në barkun e saj e që e donte aq shumë.

Liberta, më e mira prej nesh, luftoi shumë, por nuk ia doli. Shpirtin na e këputi, duke na lënë një varr të hapur për tërë jetën në loçkën e zemrës sonë.

Liberta, për shpëtimin e së cilës u lut i tërë qyteti, e tërë shoqëria e familja jonë, do të mbetet kujtimi më i mirë e më i dashur në jetët tona.

Pusho e qetë me bebushin tënd e neve na prit atje, në Xhenetet e Allahut!

Varrimi bëhet në varrezat e fshatit Banjskë më drekë në ora 13:00 në rreth të ngushtë familjar e shoqëror. Të pamë nuk do të ketë, pasi duhet respektuar vendimi për masat anti Covid-19.

Me dhimbje te thellë, familja Selaci dhe Hasani.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit