Covid-19 i mori jetën 16-vjeçarit në Kosovë, flet mjekja: Na ka prekur thellë në shpirt, iku në lule të rinisë

Covid-19 i mori jetën 16-vjeçarit në Kosovë,…

Vdekja e 16-vjeçarit nga Kosova, nga Covid-19 ka prekur të gjithë, teksa për largimin e tij nga jeta ka reaguar edhe drejtoresha e Qendrës Shëndetësore në Viti, Vjollca Kadolli.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kadolli shkruan se rasti i 16-vjeçarit është më i dhimbshmi gjer tani. Mjekja shprehet se vdekja e një të riu përjetohet rëndë, sidomos nga bluzat e bardha që çdo ditë përballen me situata të vështira.

Postimi i plotë:

Virusi nuk e kurseu as jetën e Blendit!

Sot morëm një lajm të dhimbshëm, ngase virusi famëkeq i paska marrë jetën edhe Blendit 16-vjeçar.

Tani që u bë një vit nga shfaqja e pandemisë, për mua është rasti më i dhimbshëm gjer më tani, sepse natyrshëm vdekja e një të riu përjetohet më rëndë, sidomos për mantelbardhët që përditë përballemi me situata të vështira, porse nuk guxojmë të dorëzohemi asnjëherë.

Blendi na ka toronditur e na ka prekur thellë në shpirt, sepse shkoi në lulen e rinisë.

Në emrin tim dhe të personelit shëndetësor në QKMF të Vitisë, familjes dhe mbarë vitiasve, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta!

Zoti e mëshiroftë Blendin, ndërsa familjarëve ua lehtësoftë dhimbjet!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit