COVID-19 i mori jetën në prag të martesës, Arjola Sakollari shkoi të ndihmonte prindërit e infektuar në Berat

COVID-19 i mori jetën në prag të…

27-vjeçarja Ariola Sakollari, e cila ndërroi  jetë ditën e djeshme nga Covid-19, u infektua nga prindërit e saj.

Burime për dosja.al  bëjnë me dije se e reja jetonte në Tiranë, por kishte shkuar për t’i shërbyer prindërve, të cilët ishin infektuar më herët me koronavirus.

Ariola Sakollari (Gjeçi) u prek nga koronavirusi 3 javë më parë dhe fillimisht u shtrua në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit, por duke qenë se gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua, e reja u dërgua në spitalin Covid “Shefqet Ndroqi” në Tiranë,ku prej disa ditësh ndodhej në intubim. 

Mësohet se Sakollari nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, ndërkohë që priste të martohej së shpejti, por fatkeqësisht nuk ia doli të fitonte betejën me Covid-19. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit