Covid-19/ Infektohet ministrja e arsimit Evis Kushi

Covid-19/ Infektohet ministrja e arsimit Evis Kushi

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se është karantinuar dhe po përmbush detyrat e saj nga shtëpia. Më tej Kushi apelon tek të gjithë për respektimin e masave anti-COVID me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit

Statusi i plotë:

“Të dashur miq,

Pas testimit për COVID-19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e mjekëve dhe do të vazhdoj t’i përmbush detyrat nga shtëpia.

Ju bëj thirrje të gjithëve, të respektoni të gjitha rregullat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së virusit.

Uroj shumë shëndet për ju dhe familjet tuaja!”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit