COVID-19/ Italia konfirmon 88 viktima dhe 177 të infektuar në 24 orë

COVID-19/ Italia konfirmon 88 viktima dhe 177…

Në 24 orët e fundit, numri i viktimave me koronavirus në Itali ka shkuar në 88, si dhe 177 të infektuar më shumë.

Me shifrat e sotme, numri i viktimave nga pandemia e COVID-19 ka arritur në 33 689, ndërsa të infektuarit në 234 013.

Një përmirësim shfaqet ditë pas ditë në sistemin shëndetësor, ku aktualisht janë 5503 pacientë të shtruar në regjim spitalor e 338 në repartet e terapisë intesive.

Pacientë të shëruar deri më sot janë 161 895 dhe janë 957 pacientë të shëruar më shumë se një ditë më parë.

Persona aktivë pozitiv me Covid 19 aktualisht janë 38 429.

Ditën e djeshme më datë 3 qershor, qeveria italiane ka vendosur hapjen e kufijve mes 21 rajoneve italiane si dhe kufijtë e jashtëm me të gjitha vendet anëtare të BE dhe të zonës Schengen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit