Covid-19/ “Jemi në fundin e periudhës së vështirë”

Covid-19/ “Jemi në fundin e periudhës së…

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata përmes një mesazhi në kuadër të vijueshmërisë së lehtësimit të masave që nis ditën e nesërme, i ka kërkuar qytetarëve të zbatojnë masat e distancimit fizik me qëllim që të mos kthehemi mbrapa në izolim sërish.

Në një mesazh të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, professor Gjata shprehet se “të vijojmë të zbatojmë masat e distancimit fizik dhe të ruajmë higjienën personale. Është mënyra e vetme që të mos kemi kthim mbrapa”.

“Jemi në fundin e periudhës shumë të vështirë që kaluam së bashku të kësaj pandemie të rëndësishme. Janë duke u marrë masat të hapjes, së ekonomisë, së jetës sociale, të mënyrës sesi jetojmë, të mënyrës sesi punojmë. Pra, jemi drejt një finishi ku të gjithë keni dhënë kontribut. Natyrisht, përshëndetja e parë, respekti më i madh është për mjekët, për personelin mjekësor që ka qenë në vijën e parë por pa ju, pa bashkëpunimin tuaj, pa mirëkuptimin tuaj do të ishte mjaft e vështirë që t’ia dilnim kësaj situate”.

Ai u kërkoi qytetarëve të jenë të përgjegjshëm sikurse kanë qenë deri më tani.

“Do të kërkoja nga të gjithë ju që të vazhdojmë të jemi të ndërgjegjshëm, që janë vetëm masat e distancimit fizik, ruajtja e distancës, ruajtja e rregullave të higjienës personale që janë të domosdoshme që t’i vazhdojmë edhe në këtë periudhë hapje, në mënyrë që të mos kemi edhe kthim mbrapa. Është mënyra e vetme dhe e domosdoshme që ne të përshtatemi  me realitetin e ri, me mënyrat e reja të jetesës deri në përfundimin e epidemisë, daljen përfundimtare nga epidemia deri në momentin kur do të kemi masa të sigurta që mund ta luftojmë sic duhet këtë virus”, përfundoi Gjata mesazhin e tij drejtuar qytetarëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit