Covid-19: Jetëgjatësia është ende në rënie në shumë vende

Covid-19: Jetëgjatësia është ende në rënie në…

Të dhënat për vdekjet e regjistruara nga 31 vende tregojnë se pak janë rikuperuar në vitin 2021 dhe shumë prej tyre shohin rënie të mëtejshme.

Vendet që shpërndanë vaksinat shpejt, për të gjitha grupmoshat, përgjithësisht janë rikthyer më shpejt.Jetëgjatësia në Angli dhe Uells u rrit pak në vitin 2021, ndërsa në Skoci dhe Irlandën e Veriut ra më tej, thonë studiuesit.

Punimi nga Universiteti i Oksfordit dhe Instituti Max Planck për Kërkime Demografike është një përditësim i hulumtimit të vitit të kaluar, i cili zbuloi se pandemia shkaktoi rënien më të madhe globale të jetëgjatësisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Studiuesit përpiluan të dhëna për vdekjet e regjistruara nga 31 vende 29 në Evropë, plus Kili dhe SHBA. Ata zbuluan se vetëm në katër Belgjikë, Francë, Suedi dhe Zvicër jetëgjatësia është kthyer në nivelin që ishte në 2019.

Siuata ishte më e keqe në SHBA dhe në Evropën Lindore dhe Qendrore, të cilat panë rënie të mëtejshme në vitin 2021.

“Shkalla e përkeqësimit të humbjeve, veçanërisht në Evropën Lindore, është me të vërtetë mjaft e trishtueshme,” thotë Ridhi Kashyap, profesor i demografisë në Qendrën Leverhulme për Shkencën Demografike të Universitetit të Oksfordit dhe një nga autorët e raportit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit