COVID-19/ Kosova e mbylli korrikun me bilanc tragjik, 173 viktima në një muaj

COVID-19/ Kosova e mbylli korrikun me bilanc…

Muaj korrik për Kosovën ka pasur një bilanc vërtetë tragjik, për sa i përket shifrave të larta të të vdekurve nga COVID-19.

Mësohet se, vetëm brenda këtij muaji kanë humbur jetën plot 173 persona në Kosovë.

Nga marsi e deri më 1 korrik 2020, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ishin regjistruar gjithsej 54 raste të humbjes së jetës.

Kjo, për pacientët e infektuar me COVID-19, që ishin tashmë duke vuajtur edhe nga sëmundje të tjera.

Po ashtu, numri i të vdekurve ka arritur në total në 227 viktima.

Teksa korriku nisi në Kosovë me vetëm 1 mijë e 293 raste aktive, po përfundon me 3 mijë e 525 raste aktive me COVID-19.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit