Covid-19/ Lajme të mira vijnë nga Mbretëria e Bashkuar. Mjeku Ilir Alimehmeti i jep popullit shpresë

Covid-19/ Lajme të mira vijnë nga Mbretëria…

Shpërthimi i pandemisë bëri që gjithë bota të jetë në kaos.

Ky virus morri shumë jetë njerëzish dhe pothuajse gjithësecili nga ne ka frikë dhe ankth.

Mirëpo një fjalë thotë se “Shpresa vdès e fundit”.

Mjeku Ilir Alimehmeti përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë një lajm të mirë për luftën kundër COVID-19.

Sipas tij, një studim i fundit tregon se në Mbretërinë e Bashkuar kanë vdèkur më shumë persona nga gripi sezonal sesa nga COVID-19.

Alimehmeti shkruan se duhet të shtrëngojmë dhëmbët edhe pak, pasi statistikat e fundit na bëjnë optimist se COVID-19 po i vjen fundi.

Postimi i plotë:

Lajm i mire mbi Covid-19! (Me porosi te nje mikeshe)

“Sado e erret te jete nata, dielli lind serish!”

Cit.: Pertef Kruja

Ne Mbreterine e Bashkuar, qe nga fillimi i qershorit e deri ne fundit e korrikut kane humbur jetën me shume persona nga gripi sezonal se sa nga koronavirusi.

Kujtoj qe UK ka 66.7 milione banore, 24-fish me shume se Shqiperia.

Instituti Kombetar i Statistikave te UK informon se nga 17 Qershori deri me 31 Korrik:

6626 persona humbën jetën nga gripi sezonal

2992 persona humbën jetën nga koronavirusi

6626 / 2992 = 2.2-fish me pak vdekje nga Covid-19 ne krahasim me gripin.

Ky raport po rritet jave pas jave!

Ne javen e fundit te korrikut:

928 persona humbën jetën nga gripi sezonal

193 persona humbën jetën nga koronavirusi

928 / 193 = 4.8-fish me pak viktima nga Covid-19 ne krahasim me gripin.

Per me shume:

Humbjet e jetës nga gripi sezonal ne UK sivjet jane ne te uleta se sa mesatarja 5-vjeçare e te njejtes periudhe.

Forca miq!

Shtrengoni dhembet edhe pak!

Jemi prapa UK ne kurben epidemiologjike, por shpejt dielli do te linde serish!

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit