Covid-19/ Mbi 10 milionë të prekur dhe mbi gjysmë milion të vdekur në të gjithë globin

Covid-19/ Mbi 10 milionë të prekur dhe…

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në të gjithë botën i kaloi sot 10 milionët, më saktë 10.131.718, raporton Worldometers.

Shifra e tmerrshme vjen gjashtë muaj pasi rastet fillestare u zbuluan për herë të parë në qytetin kinez në Wuhan në mes të dhjetorit, përpara se të vazhdonin të përhapeshin në të gjithë globin.

Covid-19 ka vrarë deri tani, zyrtarisht, 502,269 njerëz në të gjithë botën, ndërsa ka shtete që po raportojnë më shumë se 10,000 infeksione në ditë.

SHBA është shteti më i goditur me 2,597,891 raste të konfirmuara dhe 128,163 vdekje të shkaktuara./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit