Covid-19/ Më shumë se 67 mijë viktima në ShBA

Covid-19/ Më shumë se 67 mijë viktima…

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë konfirmuar mbi 67 mijë të vdekur nga koronavirus.

Sipas të dhënave të së shtunës të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkin, numri i të vdekurve ka shkuar në 67,448, ndërsa numri i të infektuarve aktualisht është 1,160,838.

Sipas të dhënave, afro 175.400 pacientë janë shëruar në SHBA.

Deri tani SHBA mbetet rajoni më i goditur nga koronavirusi duke mbajtur rekord të infeksioneve dhe vdekjeve në mbarë botën që lidhen me virusin.

Ndërkohë Italia regjistroi 28 mijë 710 vdekje, e ndjekur nga Spanja me 25 mijë e 100.

New York është shteti më i goditur nga pandemia me 24.198 vdekje dhe afro 313.000 infeksione, i ndjekur nga New Jersey me 7.742 vdekje dhe mbi 123,700 raste.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit