Covid-19/ Mjeku Dasho i “nxjerr të palarat” qeverisë: Kushtonte 200 euro një test, qeveria nuk e përballoi. Kufizimet gjatë verës, qesharake

Covid-19/ Mjeku Dasho i “nxjerr të palarat”…

Mjeku Erion Dasho ne nje intervistë për “Fax News” ka zbuluar një detaj sa i përket testimeve dhe besueshmërisë së rezultateve te qeverise.

Dasho u shpreh se kushtonte 100-200 euro një test, të cilin nuk e përballonte dot qeveria. Përveç kësaj, rezultatet nuk ishin aq të besueshme, por fatmirësisht situata ka ndryshuar.

“Kur unë jam pyetur në fillim të epídemisë, sepse të gjitha këshillat janë në kontekst të zhvillimeve. Kur u pyeta në muajin mars ishte koha kur testet nuk ishin të besueshme dhe ishin shumë të shtrenjta. Një test kushtonte deri në 100 apo 200 euro. Mendimi im në atë kohë ka qenë që shteti unë nuk e kishte luksín të tèstonte me një test që kishte besueshmëri të ulët dhe çmim të lartë. Testi sot e ka çmimin 10 deri 20 herë më të ulët dhe besueshmërinë po afron gjithmonë e më shumë 90%. Pra, jemi në kushte komplet të ndryshme nga ato që ishim para 2 muajsh. Testi është i domosdoshëm”, tha Dasho.

Sa i përket sezonit veror, u shpreh se plazhi do të jetë tepër i mrië për njerëzit pasi rritet imuniteti dhe vírusi gjatë verës përhapet më ngadalë pasi shkatèrrohet më shpejt në mjedis. Megjithatë, të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe personeli mjekësorë mbeten grupet më të rrezíkuara. Ndërsa i duken qesharake kufizimet në hotele.

“Duhet të ketë një jetë normale. Kufizimet që dëgjojmë nëpër hotele që duhet të ofrojë shërbim vetëm në dhomë janë qesharake për mendimin tim. Vera duhet të jetë e hapur por e kontrolluar për të mos dèmtuar tre grupet në risk. Vírusi në vjeshtë do të rikthehet, pra nuk do të zhdùket gjatë verës. Temperaturat e larta mund ta lehtësojnë, por nuk e zerojnë, pra transmetim do të ketë edhe verë. E dimë që váksinë nuk ka, kështu që e vetmja rrugë është ímuniteti që fitojmë në mënyrë natyrale”, tha mjeku Dasho. /Faxweb.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit