COVID-19/ MSH: Ndërron jetë pacienti 62-vjeçar. Shkon në 45 numri i viktimave të koronavirusit

COVID-19/ MSH: Ndërron jetë pacienti 62-vjeçar. Shkon…

Bilanci i viktimave nga koronavirusi është rritur sërish në vend duke shkuar në 45 vetë.

Sot ndërroi jetë viktima më e fundit nga ky virus në Spitalin Infektiv, një 62-vjeçar nga Tirana, i cili ishte shtruar rreth dy javë më parë në spital.

Pas shtrimit në spital, pas 10 ditësh në terapi intensive, i intubuar, burri ka humbur jetën nga COVID19, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe terapisë me medikamente intensive.

Nga sa u mësua, 62-vjeçari nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, por virusi që e ka kapur ka qenë mjaft agresiv në organizmin e tij.

Nga fillimi i epidemisë, 45 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19. Aktualisht janë të shtruar mbi 80 pacientë në shërbimin infektiv dhe janë mbi 790 raste aktive me COVID-19 në vend.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

“Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë pacienti 62-vjeçar nga COVID19, nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese

Rreth dy javë pas shtrimit në spital, pas 10 ditësh në terapi intensive, i intubuar, një 62 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën nga COVID19, me gjithë përpjekjet e mjekëve, terapisë medikamentoze intensive, pavarësisht se nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse, pasi referuar ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, virusi është prezent, ka transmetueshmëri dhe nuk e ka humbur forcën e tij virusale”.

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit