Covid-19/ Muka: QSUT duhet të ishte izoluar, situata po del jashtë kontrollit

Covid-19/ Muka: QSUT duhet të ishte izoluar,…

”E kam dhënë alarmin edhe 2 javë më parë. Fatkeqësisht edhe specialistet e Ministrisë së Shëndetësisë nuk kanë mësuar shumë nga virusi.”

Ky është mendimi i epidemiologut Taulant Muka, i cili nga Zvicra ku ndodhet dhe punon analizon rritjen shqetësuese të rasteve me COVID-19 në Shqipëri, që regjistruan dje pikun e tyre nga fillimi i pandemisë.

Sipas tij, kuadri klinik pas 3-4 javësh, kështu që ajo e djeshmja është ”fotografia” e asaj që ka ndodhur në momentin e hapjes së masave shtrënguese në vend.

Problemi më i madh për Mukën është fakti se vendi ka treguar se ”nuk ekziston kultura e protokolleve”. Sipas tij, “të bësh publike një vendim në Facebook, nuk do të thotë që ai është i institucionalizuar, nuk mbahet përgjegjësi për diçka të pa institucionalizuar.

Në vendet e tjera Task Forca ka një website ku çdokush mund t’i drejtohet. Dini ju të ketë një institucion ku unë si qytetar ose studiues t’i kontaktoj për t’i informuar mbi një problematikë? Kontaktet kryhen në mënyrë informale, kështu që asnjë nuk mban përgjegjësi”.

Shumë prej parashikimeve të bëra mbi virusin sipas tij kanë rezultuar të rreme. “Dëgjoj disa pseudo-ekspertë që thonin se temperaturat e larta do të largonin virusin. Gjithmonë e kam thënë se nuk kishte të dhëna shkencore për këtë. Vende të ngrohta si Irani, Izraeli, Katari kane numra jashtëzakonisht të lartë. Deri me tani as ka një ulje të virulencës, as ndikim nga klima e ngrohtë”, tha Muka.

Fakti që ka rritje të shtrimeve dëshmon rritje të numrit të infeksioneve, dhe Muka deklaron se “ka frikë se situata po del jashtë kontrollit, sot qeveria duhet të kishte izoluar QSUT, testuar të gjithë personelin dhe pacientët dhe të kishte çrrënjosur virusin të paktën aty,  ku ndërkohë dalin të infektuar përditë.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit