Covid-19 ndikon në shëndetin mendor?

Covid-19 ndikon në shëndetin mendor?

Studimet dhe sondazhet e reja po tregojnë tashmë ndikimin e COVID-19 në shëndetin mendor globalisht. Psikologët thonë se fëmijët janë në ankth dhe rastet e depresionit dhe ankthit janë rritur ndjeshëm në disa vende. Dhuna në familje po rritet, dhe punonjësit e shëndetësisë po raportojnë një nevojë të shtuar për mbështetje psikologjike

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar se një krizë globale e sëmundjes mendore po afron pasi miliona njerëz në të gjithë botën janë të rrethuar nga vdekja dhe sëmundja si dhe janë detyruar të përballen me izolimin, varfërinë dhe ankthin nga pandemia e COVID-19. “Izolimi, frika, pasiguria, trazirat ekonomike – të gjitha ato shkaktojnë ose mund të shkaktojnë shqetësime psikologjike,” tha Devora Kestel, drejtore e departamentit të shëndetit mendor të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH). Duke paraqitur raportin e KB dhe udhëzimin e politikave për COVID-19 dhe shëndetin mendor, Kestel tha se një rritje e numrit dhe ashpërsisë së sëmundjeve mendore ka të ngjarë, dhe qeveritë do të duhet ta vendosin këtë çështje në qendër të politikave të tyre. “Shëndeti mendor dhe mirëqenia e shoqërive janë ndikuar rëndë nga kjo krizë dhe janë një përparësi për t’u adresuar urgjentisht,” u tha ajo gazetarëve në një konferencë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit