COVID-19 në Durrës/I infektuar edhe një punonjës i OSHEE-së

COVID-19 në Durrës/I infektuar edhe një punonjës…

Covid-19 rikthehet në Durrës. Pas dy ditësh ku nuk u raportua për të infektuar me koronavirus, Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot për një rast të ri pas kryerjes së 13 tamponëve të marra nga qyteti bregdetar.

Mësohte se i infektuari është një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE).

Ende nuk dihet sesi është infektuar punonjësi i OSHEE, por mendohet se ai ka patur kontakte me shumë persona.

Kujtojmë se në të gjithë vendin në 24 orët e fundit u zbuluan 67 raste të reja me Covid 19, numri më i madh i të cilave u zbulua në Krujë, ndërkohë që humbi jetën një 34-vjeçare nga Librazhdi, e shtruar prej ditësh në spitalin Infektiv. /Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit