COVID-19/ Italia rregjistron 10.386 raste të reja dhe 336 viktima në 24 orët e fundit

COVID-19/ Italia rregjistron 10.386 raste të reja…

Në 24 orët e fundit në Itali u regjistruan 10.386 raste të reja me COVID-19 nga 274.019 teste të kreyra.

Numri i viktimave vijon të jetë sërish i lartë ku këtë të martë u raportuan 336 qytetarë të cilët ndërruan jetë nga COVID.

Rajoni me numrin më të lartë të rasteve mbetet Lombardia me 1,396 të prekur, ndjekur nga Campania me mbi një mijë të prekur me Covid.

Nga ana tjetër, mediat italiane shkruajnë se specialistët e sëmundjeve infektive kanë ngritur alarmin për shkak të vonesës së vaksinave, nga Moderna, pasi sipas tyre gjetja e vaksinës ndihmoi në uljen e infeksioneve dhe vonesa të tilla më përhapjen e mutacioneve të reja të COVID, mund të sjellë rritje jo vetëm të rasteve por edhe të viktimave.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit