COVID-19 në Kosovë/ Shifra rekord, 239 raste të reja. Humbin jetë 7 pacientë

COVID-19 në Kosovë/ Shifra rekord, 239 raste…

Kosova megjithëse një shtet i vogël në Ballkan, është një vatër mjaftë intensive e koronavirusit.

Shifra të larta të rasteve janë identifikuar edhe sot në Kosovë, ku 7 persona kanë ndërruar jetë, duke thelluar numrin e viktimave.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 401 mostra të marra nga ShSKUK.

Nga këto testime dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, rezultuan 239 raste pozitive të reja.

Numri total i rasteve pozitive është 7652 raste, nga 35.121 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjithsej ka 192 raste vdekjesh, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 102 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4129 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3331.

/Gazetaatdheu.com/

Lexoni edhe…:

COVID-19/ Shkalla e infektimit në Ballkan është 50%, trondit eksperti austriak…

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit