Covid-19 në Shqiperi, 21 raste të reja/ 13 janë personel mjekësor i QSUT

Covid-19 në Shqiperi, 21 raste të reja/…

Rastet me Covid-19 në Shqipëri duket se po shënojnë rritje, ndërsa deri dy javë më parë kishte raste sporadike.

Së fundmi raportohet se janë testuar 262 persona dhe janë konfirmuar 21 raste të reja, nga të cilat 13 janë personel mjekësor në QSUT.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 9 persona, ndërsa numri aktiv i të prekurve me Covid-19 është 205 pacientë.

Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, mjekët e prekur nga koronavirusi janë infektuar nga një infermier, i cili dyshohet se është prekur nga virusi nga kontaktet e jashtme.

“Në 24 orët e fundit vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve te reja te prekur me Sars-Cov2 në Tiranë, ndërsa të gjithë zonat e tjera rezultojnë pa raste të reja.

Janë testuar 262 qytetarë të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 21 raste pozitive, të gjitha në Tiranë.

Nga një hetim i thellë epidemiologjik, rezulton se ndër rastet e reja janë 13 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të një infermiere e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit.

Prej tyre 9 janë pa simptoma dhe të vetëizoluar, ndërsa 4 pacientë jane transferuar në spitalin infektiv.

Nderkohë vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë, e cila mbetet vatra kryesore në vend”, tha Dr. Flutura Beqo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit