COVID-19/ Një tjetër mjek infektohet në Tiranë tek Urgjenca e Traumës, kolegët kërkojnë bërjen e tamponit

COVID-19/ Një tjetër mjek infektohet në Tiranë…

COVID-19, virusi i ditës, nuk po kursen as bluzat e bardha, me gjithe kujdesin e këtyre të fundit ndaj mosinfektimit.

Sot një tjetër mjek shqiptar ka dalë pozitiv me koronavirus. Mësohet se është infektuar me virusin e rëndë një mjek tek Urgjenca e Traumës në Tiranë.

Menjëherë pas konfirmimit pozitiv të mjekut, stafi mjekësor i Traumës, ka kërkuar bërjen e tamponëve, pasi më herët pozitive me COVID-19 ka dalë edhe një infermiere.

Kujtojmë që Urgjenca e Spitalit të Traumës, është në kontakt të vazhdueshëm me pacientët./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit