COVID-19/ Paralajmërimi i 'Variantit të Kiametit'! Shkencëtarët ndahen në dy grupe

COVID-19/ Paralajmërimi i ‘Variantit të Kiametit’! Shkencëtarët…

COVID-19, është prezent në jetën tonë që prej 2 vitesh.

Por tani në qendër të vëmendjes së shkencëtarëve janë mutacionet e tij. 

Më e spikatura nga këto variante është Delta, të cilën OBSH e përshkruan si “shqetësuese”.

Sidoqoftë, duket se Delta nuk është varianti i vetëm në axhendën e botës shkencore, i cili tregohet si shkaku kryesor i rritjes së rasteve në të gjithë botën.

Studiuesit tani janë përqendruar në ‘Variantin e Kiametit’ për javë të tëra.

 Madje ka dhe një raport të përgatitur për t’iu paraqitur qeverisë britanike për këtë temë.Skenari më i tmerrshëm 

Një studim i kryer në Angli ka parashtruar pretendimin se një “super variant” (varianti i Kiametit) mund të shfaqet me kombinimin e disa prej varianteve më infektive dhe vdekjeprurëse si Alpha, Beta, Delta dhe Gamma.

Raporti, i publikuar nga Grupi Këshillimor Shkencor për Emergjencat (SAGE) në Mbretërinë e Bashkuar, përfshinte informacione se një variant i ri i koronavirusit mund të jetë po aq vdekjeprurës sa MERS, i cili ka një përqindje vdekshmërie 35 përqind.

Në raportin e përgatitur nga shkencëtarët që punojnë në SAGE, i cili këshillon qeverinë, u nënvizua gjithashtu se mutacioni në fjalë mund të jetë më rezistent ndaj vaksinave dhe ilaçeve.

Sidoqoftë, paralajmërimet për këtë temë nuk janë të kufizuara.

Deklarata të ngjashme erdhën edhe nga Shi Zhengli që është një nga emrat më të njohur në botë për studimin e koronavirusit.

“Variantet e reja do të vazhdojnë të dalin,” tha shkencëtarja, duke shtuar se është vetëm çështje kohe para se të shfaqet një variant më vdekjeprurës i quajtur mutacioni “Kiameti”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit