Covid-19/ paralajmëron Banka Botërore: Pasoja shkatërrimtare për ekonominë, miliarda njerëz në varfëri

Covid-19/ paralajmëron Banka Botërore: Pasoja shkatërrimtare për…

Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass ka deklaruar se pandemia covid-19 do të sjelli pasoja shkatërrimtare për ekonominë botërore.

Malpass ka paralajmëruar se mënyra e jetesës së miliarda njerëzve do të preket nga pandemia dhe se kriza ekonomike mund të jetë afatgjatë dhe të zgjasë mbi një dekadë.

Banka botërore pas pandemisë e ka  përcaktuar  varfërinë ekstreme si jetesë me më pak se 1.90 deri në 1.20 dollarë për person në ditë.

Në një intervistë për BBC, presidenti i Bankës Botërore ka treguar se pasojat direkte, humbja e të ardhurave do të jenë shumë të rënda.

“Kombinimi i pandemisë me izolimet, ka bërë që jetët e milarda njerëzve të ndryshojnë. Kjo është shqetësuese. Pasojat direkte, dmth humbja e të ardhurave, por edhe ato shëndetësore dhe sociale, janë shumë të rënda”, ka thënë Malpass.

Sipas presidentit të BB, Malpass, sfida më e madhe është hartimi i planeve të duhura në  kohën e duhur.

Presidenti i Bankes Boterore, David Malpass

/Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit