COVID-19, 'rekord' të ri fatkeqësie në Maqedoni, 173 infektime dhe 15 viktima gjatë 24 orëve të fundit

COVID-19, ‘rekord’ të ri fatkeqësie në Maqedoni,…

Koronavirusi duket se është ulur këmbëkryq në Ballkan, ku Maqedonia e Veriut mban rekordet e “zeza”.

Në këtë vend është regjistruar sot numri i vdekjeve më të mëdha nga COVID-19, që nga fillimi i pandemisë.

Plot 15 viktima janë shënuar në 24 orët e fundit, nga të cilat 9 në Shkup, 1 në Ohër, dhe nga 2 në Tetovë, Strugë dhe Gostivar.

Maqedonia e Veriut ka kryer 1 mijë e 653 teste vetëm në ditën e fundit, ku 73 kanë rezultuar pozitivë.

Sërish kryeqyteti, Shkupi, vijon të kryesojë me 75 raste të reja, kurse në Gostivar kanë rezultuar 7 të huaj me COVID-19.

Por gjithashtu edhe numri i të shëruarve ka qenë i lartë, teksa 150 persona kanë fituar luftën me COVID-19 në 24 orët e fundit./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit