Covid-19/ Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve dhe të vdekurve në Maqedoninë e Veriut

Covid-19/ Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve…

Në 24 orët e kaluara janë bërë 841 testime, ndërsa janë regjistruar 103 raste të reja me Covid-19 në: Shkup-46, Kumanovë-6, Shtip-6, Prilep-2, Tetovë-17, Strugë-9, Veles-3, Manastir-1, Ohër-3, Kavadar – 1, Gostivar-1, Strumicë-1,Shën Nikollë-1, Resnjë-6. Instituti për Shëndet Publik sot i regjistroi 13 pacientët e shëruar: Shkup-10, Prilep-2 dhe Tetovë-1. Kanë vdekur pesë persona, tre nga Shkupi, një nga Kumanova, një nga Tetova, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe gjendje Febrile vdiq një pacient nga Kumanova (80 v.), i hospitalizuar më 5 qershor. Në Klinikën për Gastroenterohepatologji vdiq një paciente nga Shkupi (74 v.).

. Në SPQ “8 Shtatori” vdiqën dy pacientë nga Shkupi, pacientja (73 v.) e pranuar më 11 qershor dhe pacientja (45 v.) e pranuar më 2 qershor. Në Klinikën e Tetovës vdiq një pacient nga Tetova (65 v.) i hospitalizuar më 6 qershor.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është 4.157, numri i pacientëve të shëruar është 1.723, i të vdekurve është 193 ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 2.241. Nga rastet e regjistruara dje, tri teste janë kontrolluese, ndërsa sipas anketave epidemiologjike të përfunduara për momentin shpërndarja nëpër qytete është si vijon:

• Shkup 1.900, aktivë 1.239
• Kumanovë 645, aktivë 225
• Dibër 61, aktivë 10
• Shtip 244, aktivë 202
• Prilep 230, aktivë 20
• Tetovë 429, aktivë 253
• Strugë 136, aktivë 58
• Veles 153, aktivë 30
• Manastir 34, aktivë 7
• Ohër 72, aktivë 54
• Kavadar 7, aktivë 2
• Gostivar 69, aktivë 44
• Gjevgjeli 8, aktivë 4
• Strumicë 9, aktivë 6
• Kriva Pallankë 10, aktivë 4
• Radovish 4,
• Krushevë 3,
• Koçan 55, aktivë 24
• Probishtip 11, aktivë 9
• Demir Hisar 1,
• Makedonski Brod 3, aktiv 1
• Pehçevë 5, aktivë 2
• Berovë 2, aktivë 1
• Valandovë 4, aktivë 3
• Vinicë 3,
• Dellçevë 1,
• Kratovë 3, aktiv 1
• Shën Nikollë 10, aktivë 9
• Kërçovë 3, aktiv 1
• Resnjë 25, aktivë 24
• Negotinë 17, aktivë 8 (* 9 persona nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë).
Testimet, gjithsej 841 janë bërë përmes: ISHP – 488, QSHP Shkup – 22, Avicena – 0, Biotek – 0, Sistina me metodën PCR – 105 dhe ASHAM – 95, në Klinikën “Zhan Mitrev” – 131. Në raportin e sotëm janë futur edhe rezultatet e djeshme nga laboratoria në Klinikën “Zhan Mitrev”. Deri tani në vend janë bërë gjtihsej 43.881 testime të Kovid-19.
Nga testimet e bëra në 24 orëshin e fundit 123 janë në suaza të skriningut në kopshtet në Shtip dhe Ohër ku janë konfirmuar katër raste pozitive, dy në Shtip dhe dy në Ohër.
Në Klinikën Infektive në 24 orët e kaluara nuk janë pranuar pacientë të rinj, ndërsa të hospitalizuar janë gjithsej 95 pacientë. Në mbështetje oksigjenike janë 37 pacientë, nuk ka pacientë në respirator. Deri sot në mëngjes, në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 14 pacientë të rinj ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 113 pacientë. Në respirator janë dhjetë, ndërsa me pasqyrë më të rëndë klinike janë edhe 21 pacientë.
Në spitalin në Manastir të hospitalizuar janë 26 pacientë, në spitalin në Shtip të hospitalizuar janë 18 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep të hospitalizuar janë 66 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë për Covid-19.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit