Covid-19/ Rritet numri i të infektuarve në Kosovë

Covid-19/ Rritet numri i të infektuarve në…

Kosova ka shënuar një rritje të rasteve me Covid-19 ditën e djeshme në dallim nga ditët e fundit.

Sipas njoftimit të IKSHP-së, janë shënuar 8 raste pozitive, ndërsa janë shëruar 31 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve gjithsej është 653.

Nga data 08 shkurt deri më 09 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK , janë testuar gjithsej 9.734 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë 880 raste,

Ndërsa janë shënuar 28 viktima të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Autoritetet shëndetësore janë duke kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i detyruar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptoma.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit