Covid-19/ Rusia vazhdon me shifra rekord, më shumë se 11 mijë të infektuar në 24 orë

Covid-19/ Rusia vazhdon me shifra rekord, më…

Rritet numri i rasteve me koronavirus në Rusi. Mësohet se numri i të infektuarve ka shkuar në mbi 220 mijë. Siç raportojnë mediat e huaja, Rusia është e treta në listën e vendeve me më së shumti raste, pas Shteteve të Bashkuara dhe Spanjës.

Vetëm katër ditë më parë, Rusia ishte e pesta në listë, por për shkak të rritjes së papritur të numrit të pacientëve, ajo kapërceu Italinë dhe Britaninë e Madhe.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 11,656 raste të reja me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi. Autoritetet shëndetësore raportuar për 94 viktima të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2,009. Sot presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi Ministrinë e Emergjencës të ndërtojë spitale të improvizuara deri më 20 maj, në mënyrë që të zvogëlojnë rreziqet e përhapjes së COVID-19.
Moska, si dhe rajonet të tjera ruse, kanë qenë nën kufizime të rrepta për gjashtë javë. Në fund të prillit, kryeministri i Rusisë, Mikhail Mishustin, njoftoi se ai ishte infektuar me koronavirus dhe se do të qëndrojë në vetizolim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit