Zyrtarët e SHBA: Numri real i të infektuarve me Covid-19 mund të jetë 10 herë më i lartë

Zyrtarët e SHBA: Numri real i të…

Shefi i sëmundjeve infektive në SHBA Dr Anthony Fauci, deklaroi se tashmë kombi po përballet me një problem serioz, pasi 16 shtete janë përfshirë nga rastet e reja me Covid-19.

Në konferencën e parë të grupit të punës në Shtëpinë e Bardhë në dy muaj, Dr Fauci tha:

“E vetmja rrugë për t’i shkuar në fund, është duke e bërë atë së bashku.

Ndërkohë ekspertët e shëndetit thanë se duhet të bëhet më shumë për të ngadalësuar përhapjen e virusit. E enjtja shënoi një numër rerkord prej 40.000 rastesh të reja të të prekurve.

Në Teksas, Florida dhe Arizona, planet e rihapjes janë anuluar për shkak të pandemisë.

Zyrtarët shëndetësorë në SHBA vlerësojnë se numri i vërtetë i rasteve ka të ngjarë të jetë 10 herë më i lartë se shifra e raportuar.

Dr Deborah Birx, koordinatore për përgjigjen ndaj koronavirusit, falenderoi të rinjtë amerikanë për respektimin e udhëzimeve zyrtare për testimin.

Ndërsa më parë u kemi thënë që të qëndrojnë në shtëpi, tani po u themi që të testohen, deklaroi ajo.

Ajo vuri në dukje këtë “ndryshim të madh” në udhëzimin e testimit, që do t’i lejojë zyrtarët të gjejnë “sëmundjet asimptomatike dhe të buta që nuk mund t’i gjenim më parë”.

Dr Fauci tha që rritjet e tanishme ishin për shkak të hapjes së parakohshme dhe lehtësimit të masave kufizuese, ku shumë qytetarë nuk ndjekin rregullat e rekomanduara.

Njerëzit po infektojnë njerëz të tjerë, dhe në fund të fundit do të infektoni dikë që është i prekshëm,përfundoi ai. Në rang kombëtar janë raportuar 2.4 milion të infektuar dhe 124.749 viktima, më shumë se çdo vend tjetër.

/Burmi:BBC|Përshtati:Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit