Covid-19 'shenjëstron' 3 antarë të stafit, mbyllet çerdhja në Vlorë

Covid-19 ‘shenjëstron’ 3 antarë të stafit, mbyllet…

Një punonjëse e një çerdhe në Vlorë ka rezultuar pozitive me Covid.

Raportohet se pas rastit të parë të konfirmuar me Covid dhe tre anëtarëve të tjerë të stafit që kanë shfaqur simptoma, Inspektorati Shëndetësor ka vendosur mbylljen e çerdhes numër 2 në Vlorë.

Ndër të tjera bëhet me dije se çerdhja do të qëndrojë e mbyllur deri më 5 dhjetor.

Ndërkohë pjesa tjetër e stafit kanë bërë tamponin dhe janë në pritje të përgjigjes.

Ndërkaq një ditë më parë në vendin tonë janë konfirmuar pozitiv me Covid 565 raste të reja dhe 14 persona kanë ndërruar jetë./Abc News

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit