COVID-19/ Shënohen 2 raste të reja në qarkun e Gjirokastrës

COVID-19/ Shënohen 2 raste të reja në…

Dy raste të reja me koronavirus janë regjistruar në qarkun e Gjirokastrës.

Rasti i parë është bashkëshortja e një biznesmeni, D.K. i cili rezultoi pozitivë dy ditë më parë së bashku me 3 të tjerë.

NJVKSH në Përmet mori sot në mëngjes tamponin e bashkëshortes së tij, teksa këtë mbrëmje erdhi dhe përgjigja pozitive.

Ndërkohë rasti i dytë u shënua sërish këtë mbrëmje në qytetin e Gjirokastrës ku një 53 vjeçar është infektuar nga COVID-19.

Deri më tani në të gjithë vendin numërohen 2,189 të infektuar ku vetëm në 24 orët e fundit u shënuan 67 raste të reja. Ndërsa numri i vikitmave ka shkuar në 74 teksa 2 viktima të reja u shënuan këtë të shtunë (4 korrik).

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit