COVID-19/ Shënohen 43 viktima për një javë në Kosovë

COVID-19/ Shënohen 43 viktima për një javë…

Kosova nuk arriti ta mposhtë dot koronavirusin. Mësohet se 4 persona kanë ndërruar jetë të shtunën në Klinikën Infektive si pasojë e Covid-19.

Numri i të vdekurve  nga COVID-19 në Kosovë, ka arritur këtë javë në 43.

Situata në Kosovë, çdo ditë e më shumë po vjen të rëndohet.

Vetëm gjatë muajit korrik, janë infektuar 1800 persona në vend.
 

Ndërkaq së fundmi në Kosovë jane rregjistruan 71 raste të shëruar nga COVID-19, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2227, ndërsa numri i rasteve aktive është 2387.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit