Covid-19/ Shifra rekord në Rusi, më shumë se 10 mijë të infektuar brenda ditës

Covid-19/ Shifra rekord në Rusi, më shumë…

Rusia regjistroi të dielën 10,600 persona të infektuar me koronavirus, duke regjistruar shifrën më të lartë ditore.

Rusia tani është vendi evropian që regjistron infeksionet më të larta. Por shkalla zyrtare e vdekshmërisë është e ulët në krahasim me vendet si Italia, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara.

Pesëdhjetë e tetë njerëz vdiqën gjatë 24 orëve të kaluara, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1.280.

Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin ka thënë se kryeqyteti rus, i cili është shfaqur si epiqendra e virusit, nuk ka kaluar ende kulmin e shpërthimit.

Presidenti Vladimir Putin ka thënë se situata mbetet “shumë e vështirë”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit