Covid-19/ Shifrat rriten në Amerikën Latine, Brazili kalon 1 milion infektime

Covid-19/ Shifrat rriten në Amerikën Latine, Brazili…

Brazili ka kaluar në 24 orët e fundit 1 milionë persona të infektuar nga koronavirusi, ndërkohë që numri i viktimave ka arritur në 49.000.

Shifrat flasin për një shtrirje të pandemisë në të gjithë Amerikën Latine ku numri i të prekurve ka arritur në 1.945.206, ndërsa viktimat janë 90.701 persona.

Pas një periudhe stabiliteti me infektimet, Brazili sërish ka shënuar rritje duke regjistruar 54.771 infektime në një ditë të vetme, ndërsa numri total i të prekurve shkon në 1.032.913 persona.

Në vendin e dytë qëndron Peruja, ndjekur nga Kili dhe më pas Meksika, Ekuadori, Kolumbia dhe Argjentina.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit