COVID-19/ Shkalla e infektimit në Ballkan është 50%, trondit eksperti austriak...

COVID-19/ Shkalla e infektimit në Ballkan është…

“Ballkani është kthyer në një vatër aktive të koronavirusit me shkallë infeksioni shumë të lartë”.

Ky është mendimi i një eksperti austriak virologjie, deklarata e të cilit ka bërë xhiron e rrjetit.

Sipas drejtuesit të Agjencisë për Sigurinë e Ushqimeve dhe Barnave, Franz Allerberger, shkalla e infeksionit në Ballkan duhet të jetë të paktën 50%.

Ai tha për revistën “Profil” se, nuk u beson shifrave që japin vendet e Ballkanit, pasi ato duhet të jenë të paktën dhjetë herë më të larta.

Allerberger, e krahasoi rastin e Ballkanit me atë të fshatit Ischgl në Austri, ku janë infektuar 43%.

Nga ky fshat që shërben si resort turistik, virusi u përhap në mbarë Europën.

Sipas tij, në Ballkan duhet të jenë të infektuar një në dy persona.

Ai solli shembullin e Kosovës dhe Bullgarisë. /Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit