Covid-19/ Shkodra 12 raste të reja, mes tyre mjeku kirurg dhe infermierja

Covid-19/ Shkodra 12 raste të reja, mes…

Nga 33 testime janë konfirmuar 12 raste te reja në Shkodër. Pjesa më e madhe e të infektuarve janë në një fasoneri dhe kontakte të të infektuarve të mëparshëm Vijon hetimi epidemiologjik i tyre nga Instituti i Shendetit publik.

Ndërkohë rezultojnë të infektuar me koronavirusin COVID-19 edhe një mjek kirurg, një mjeke lagjeje, dhe një infermiere e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës Deri tani në Shkodër janë 97 raste aktive.

Durrës- Konfirmohen dhe 4 raste të reja me koronavirus. Mësohet se dy janë kontakte të vjetra ndërsa dy janë vatra të reja, njëri në qytetin e Durrësit dhe tjetri në Sukth.

Elbasan – Gjatë 24 orëve të fundit ISHP e Elbasanit ka testuar 7 persona të dyshuar të cilët kane rezultuar negativë. Aktualisht Elbasani ka 6 raste aktive dhe Belshi 2

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit