Covid-19/ Shkon në 27 numri i viktimave në Kosovë

Covid-19/ Shkon në 27 numri i viktimave…

Është rritur numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë. Një 63-vjeçare nga Dragashi ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Klinikën Infektive, duke e çuar kështu në 27 numrin e viktimave nga Covid-19.

E ndjera ishte e infektuar me COVID-19, por gjithashtu kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

“Në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacientja e lindur me 1957 nga komuna e Dragashit, e cila veç infeksionit me COVID-19, ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe sëmundje tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 860 raste pozitive me Covid-19, 533 prej të cilëve janë shëruar dhe 27 të tjerë e kanë humbur betejën me sëmundjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit