Covid-19/ Shkon në 29 numri i viktimave në Kosovë

Covid-19/ Shkon në 29 numri i viktimave…

Ka vdekur edhe një paciente tjetër e infektuar me koronavirus, duke e çuar në 29 numrin e përgjithshëm të të vdekurve në Kosovë. Viktima është një 63 vjeçare nga Rahoveci. “Klinika Infektive ka njoftuar se sot ka përfunduar me vdekje pacientja H.E.(1957) nga Komuna e Rahovecit. Pacientja ishte pranuar në Klinikën Infektive me datën 03.05.2020 në gjendje të rëndë, paraprakisht e konfirmuar për Covid-19 dhe me disa sëmundje të tjera shoqëruese. Kjo është vdekja e 29 në nivel vendi nga Covid-19 dhe e tetëmbëdhjeta në Klinikën Infektive nga kjo sëmundje”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit