COVID-19/ Si është situata te Infektivi

COVID-19/ Si është situata te Infektivi

Nëntë pacientë në terapi intensive dhe dy të intubuar në gjendje të rëndë për jetën.

Këto janë të dhënat më të fundit që vijnë nga spitali Infektiv në Tiranë, që po përballet me vijim të shtrimeve të reja për pacientë të prekur nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se “vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 78 pacientë, nëntë prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa dy janë të intubuar në gjendje të rëndë”.

Përballë kësaj situate, Rovena Daja nga ISHP, apeloi sot për shtim të kujdesit nga ana e çdo qytetari.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet çdo qytetari, të tregojë kujdes të shtuar në çdo ambient, në ambientet e punës apo ku ofrohen shërbime, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangien e kontakteve dhe apelon për vendosjen e maskës, kur nuk është e mundur të ruhet distanca”– apeloi Daja.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit