Covid-19 s’ndalet, i merr jetën edhe një tjetër pacienti 86-vjeçar

Covid-19 s’ndalet, i merr jetën edhe një…

Dukej sikur çdo gjë ishte nën kontroll, por humbjet e jetës dita-ditës në vendin tonë vërtetojnë të kundërtën.

Sipas MSH, një humbje jete ka ndodhur në Spitalin Infektiv, si pasojë e COVID-19.

Një pacient 86-vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh nuk e ka fituar dot betejën me COVID-19, megjithë asistencën e madhe mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit .

Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pēr të kufizuar përhapjen e COVID-19.

Nga fillimi i epidemisë, 66 qytetarë të konfirmuar me COVID-19 e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm.

/Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit