Covid-19/ Testi i ri që zbulon virusin brenda 24 orësh

Covid-19/ Testi i ri që zbulon virusin…

Shkencëtarët e ushtrisë amerikane kanë krijuar një test të ri Covid-19, i cili ka mundësi të zbulojë mbartësit e virusit përpara se ata të bëhen infektues dhë të përhapin sëmundjen.

The Guardian ka informuar të shtunën se sipas burimeve të saj bëhet fjalë për një analizë gjaku, e cila mund të zbulojë praninë e virusit, brenda 24 orëve të para nga infektimi, përpara se i infektuari të shfaqë simptoma dhe disa ditë përpara se ai të krijojë aftësinë për të përhapur virusin tek të tjerët.

Nëse kjo gjë konfirmohet, ky test është në gjendje të zbulojë virusin 4 ditë më parë se sa testet e tanishme.

Testi është paraqitur për miratim tek FDA, rregullatori amerikan i ilaçeve dhe ushqimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit