Turizmi shqiptar mund të humbë 3.5 milion turistë për shkak të COVID-19

Turizmi shqiptar mund të humbë 3.5 milion…

Efektet e krizës ekonomike për shkak të COVID-19 është ndjerë në mbarë botën.

Sipas studimeve dhe parshikimeve të bazuara në përllogaritje statistikore, edhe Shqipëria do të preket nga kriza, kryesisht nga mungesa e turistëve.

Turizmi shqiptar mund të humbë 3.5 milion turistë dhe mbi 1.1 miliard euro.

Turizmi është një pjesë e konsiderueshme e ekonomisë shqiptare dhe zë 21.2 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, dhe sektori i turizmit është parë si një nga pikat më shpresëdhënëse për daljen nga kriza.

Një nga faktorët që çon në pengesa për turistët e huaj është edhe ndërmarrja e masave kufizuese, që po aplikohen nga shumë shtete, si pasojë e frikës së valës së dytë të koronavirusit.

/Burimi:JOQ Albania/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit