Covid-19 u merr jetën tre infermierëve brenda ditës, kolegët shprehin ngushëllimet

Covid-19 u merr jetën tre infermierëve brenda…

Tre infermierë kanë humbur betejën e vështirë me COVID-19 ditën e djeshme.

Lajmin e trishtë e ka dhënë Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë përmes postimeve në faqen zyrtare. Viktimat janë Nerim Vaçi infermier në Mat, Lindita Peshku infermiere e poliklinikës Nr1 e konsultorit të fëmijës në Tiranë dhe një infermiere nga Lushnja.

Si pasojë e Covid-19, ditën e sotme është ndarë nga jeta një infermier nga Mati Nerim Vaçi. Shoqata e Infermiereve i shpreh ngushëllime familjes dhe kolegeve” ishte njoftimi i parë nga shoqata ditën e djeshme.

Pa kaluar shumë minuta, shoqata bëri një tjetër njoftim për një tjetër humbje nga bluzat e bardha. “Serisht humbje jete mes Infermiereve nga covid-19. Infermierja nga Lushnja ka nderruar jete pas betejes me kete semundje. Shoqata e Infermiereve i shpreh ngushellime familjes se Erjoles dhe kolegeve te saj

Ditën e sotme, shoqata njoftoi një tjetër humbje jete nga radhët e bluzave të bardha ku shkruan: “Bluzat e bardha po perballen cdo dite me virusin dhe po humbasin jete .Po dje u shua nje infermiere e poliklinikes Nr1 e konsultorit te femijes .Lindita Peshku Qofsh e xhenetit shoqja jone dhe shpirti jot u prehte ne paqe”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit