Covid-19/ Von der Leyen: 70% e të rriturve të vaksinohet deri në fund të verës

Covid-19/ Von der Leyen: 70% e të…

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen  ka deklaruar se Evropa ka për qëllim që deri në fund të verës të vaksinoj 70% të popullsisë së të rriturve.

“Ne duam që 70% e të rriturve të Bashkimit Evropian të vaksinohen deri në fund të verës ,”-ka thënë ajo.

Po ashtu, ajo ka hedhur poshtë pretendimet se Evropa është në një garë për të vaksinuar popullatën e saj kundër koronavirusit të ri më shpejt se vendet e tjera, duke vënë në dukje se është e rëndësishme të bashkëpunohet në këtë fazë të pandemisë.

“Unë mendoj se e vetmja garë me shpejtësi në të cilën jemi është kundër virusit dhe kundër kohës,”-ka shtuar ajo. 

Gjithashtu, ajo ka vënë në dukje se në dukje se ka nënshkruar një kontratë shtesë me kompaninë e vaksinave anit-Covid AstraZeneca dhe dorëzimi i vaksinave do filloj një javë më herët seç është planifikuar.

Po kalojmë te vaksinimet. AstraZeneca do të japë një shtesë prej 9 milion këstesh në tremujorin e parë (40 milion në total) krahasuar me ofertën e javës së kaluar dhe do të fillojë dorëzimet një javë më herët sesa ishte planifikuar. Kompania gjithashtu do të zgjerojë kapacitetin e saj të prodhimit në Evropë,”-ka theksuar ajo. 

Më herët, Komisioni ka nënshkruaj një marrëveshje të re me kompaninë e vaksinave AstraZeneca për këste shtesë dhe shpërndarje më të shpejtë . Më konkretisht, AstraZeneca pritet të japë 40,000,000 doza në BE në tremujorin e parë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit