Covid-19/ Yjet e muzikës botërore mbledhin miliona dollarë

Covid-19/ Yjet e muzikës botërore mbledhin miliona…

Yjet e muzikës botërore vazhdojnë të mbledhin fonde për përballimin e pademisë. 115 milion $ është shuma që u arkëtua nga organizata “Robin Hood” pas perfomancave të këngëtarëve, Billy Joel, Mariah Carey dhe Sting. E gjithë shfaqja u projektua në sheshin e boshatisur të “Time square”, në Nju Jork, që ka qenë edhe epiqendra e pandemisë në SHBA, dhe vijon të jetë e izoluar prej javësh.

Diva Mariah Carey interpretoi nga studioja e saj “Make It Happen” ndërsa Sting hitin e famshëm, “Message in a Bottle”. Ndërsa mesazhe shprese u përcollën nga yje si like Jennifer Lopez dhe Trevor Noah.

“Nju Jork, unë e di forcët tënde. Ne do të kapërcejmë këtë, por duhet të sigurohemi që të kujdesemi për të gjithë fqinjët tanë, përfshirë fëmijët tanë. 400,000 fëmijë nuk kanë mundësi të vazhdojnë të edukohen me programet online për shkak se të mungesës së mjeteve të nevojshme. Ne mund t’I ndihmojmë ata”, vazhdoni të kontribuoni.

Ndërsa komediani amerikan Jimmy Fallon falenderoi kryebashkiakun e Nju Jorkut për lidershipin e treguar gjatë periudhës së pandemisë.

Paratë e mbledhura nga oraganizata e bamirësisë “Robin Hood” do të shkojnë për t’u ardhur në ndihmë shtresave të varfëra në qytet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit