COVID-19/ Zbulohen 77 raste pozitive, humbin jetën dy pacientë në 24 orët e fundit

COVID-19/ Zbulohen 77 raste pozitive, humbin jetën…

Koronavirusi ka shënuar sot një bilanc tragjik në humbje jetësh gjatë 24 orëve të fundit, si dhe në numrin e të infektuarve.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 77 persona, ndërkohë që sipas ministrisë së Shëndetësisë, dy persona kanë humbur jetën së fundi.

Ata ishin shtruar edhe për probleme të tjera shëndetësore.

Dr. Eugena Tomini, tha se, në Spitalin Infektiv situata tani ishte serioze, për shkak të numrit të madh të të shtruarve që vazhdon të rritet. 

“Gjatë 24 orëve të fundit, për fat të keq dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, pavarësisht asistencës së madhe të mjekëve dhe trajtimit mjekësor.

Dy humbjet e jetës kanë qenë të papritura. Një 76 vjeçar nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pasi ishte përmirësuar pas 15 ditësh trajtim, ka pësuar tromboemboli pulmorare.

Dhe një 54-vjeçar në gjendje të rëndë, me insuficencë renale, ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit.

Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 87 pacientë. 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar”- deklaroi Tomini.

Kujtojmë se një ditë më parë u regjistruan 78 raste pozitive, ndërsa shifra më e lartë në vendin tonë u regjistrua pak ditë më parë me 82 të infektuar.

Gjatë ditëve të fundit, përveç shifrave të larta të infektimeve, ka pasur edhe shtime të reja në Spitalin Infektiv./Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit