COVID/ Bie numri i rasteve të reja në Itali, në Spanjë rikthehet alarmi!

COVID/ Bie numri i rasteve të reja…

Në Itali numri i rasteve të reja me koronavirus shënoi ulje, duke u regjistruar 129 persona pozitivë më Covid-19, orët e fundit.

Ndërkohë, numri i vdekjeve ishte i lartë më i lartë se dje.

15 persona të prekur me koronavirus ndërruan jetë, duke e çuar në 35073 numrin total të të vdekurve.

Problematike shfaqet situata në Spanjë.

Në Spanjë, shqetësuese paraqitet situata në Katalonjë, ku në 24 orët e fundit u regjistruan 590 raste të reja.

Po ashtu, situata paraqitet shqetësuese edhe në Madrid, aty ku numri i pacientëve të shtruar në spital është më i madh se në Barcelonë, ndërsa janë shëruar vetëm 4 persona gjatë 24 orëve të fundit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit