Covid do të trajtohet si gripi vitin e ardhshëm/ Çfarë thonë ekspertët britanikë?

Covid do të trajtohet si gripi vitin…

Sipas ekspertit të vaksinave Nadhim Zahawi, Mbretëria e Bashkuar nuk ka gjasa të ketë nevojë për kufizime përsëri dhe Covid do të zbehet deri në Krishtlindje.

Nadhim Zahawi tha se planet për një shpërndarje të dytë të vaksinave dhe investimet për testimet do të vazhdojnë dhe nuk do jetë më e nevojshme që vendi të bllokohet.

Ai pranoi në BBC se mund të ketë nevojë të rikthehen disa nga masat nëse një variant rezistent ndaj vaksinës do të shfaqej më vonë gjatë vitit, megjithatë shanset janë shumë të ulëta.

Për të ulur rrezikun e nje bllokimi tjetër, në vjeshtë qeveria do të ofrojë dozën e tretë të vaksinës për moshat mbi 50 vjeç apo grupe të tjera që mund të jenë me të prekshëmn nga virusi.

Profesori Chris Whitty, zyrtari kryesor mjekësor i Anglisë, aktualisht po mbikëqyr provat e dy mënyrave për të dhënë dozat në vjeshtë, duke përfshirë dhënien e dozave të treta në rast se do të ketë mutacione të Covid. Dozat aktuale janë modeluar sipas variantit që u shpik në Wuhan të Kinës, i cili nuk është më dominues.

Z. Zahawi tha se virusi ështe ende i aftë të përhapet shpejt në ato vende ku marrja e vaksinës është e ulët dhe zyrtarët po shikojnë të dhënat për të parë se cilat komunitete janë më të rrezikuara.

Duke diskutuar planet për të hequr doza përforcuese për miliona të rritur këtë vjeshtë, një ministër i lartë i qeverisë tha për Times:’Ne mendojmë se niveli i mbrojtjes në popullatë ndaj çdo varianti do të jetë aq i lartë sa deri në Krishtlindje, Covid do të zbehet si cdo sëmundje tjetër në qarkullim.

“Aq shumë sa nuk mendojmë se do të ketë ndonjë nevojë për t’u dhënë një doze përforcuese të rinjve sepse transmetimi do të jetë i ulët.”

Shifrat zyrtare zbuluan sot se më shumë njerëz në Angli dhe Uells tani po vdesin nga gripi dhe pneumonia sesa nga Covid për herë të parë që nga vala e dytë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit