COVID/ Eksperti bën paralajmërin e frikshëm: Ja çfarë do të ndodhë

COVID/ Eksperti bën paralajmërin e frikshëm: Ja…

Prof. Sir Jeremy Farrar, drejtuesi i Trustit Wellcome ka deklaruar se njerëzimit do i duhet të jetojë me koronavirusin për dekada.

Gjatë mbledhjes së Komitetit të Shëndetitm eksperti britanik rha se se “situata nuk do të ketë përfunduar deri për Krishtlindje.”

Lajmi vjen në një kohë kur kryeministri britanik është shprehur se shpreson se vendi mund t’i kthehet normalitetit për Krishtlindje.

Boris Johnson i bëri deklaratat e tij ndërsa prezantonte planet për të lehtësuar më tej masat shtrënguese për koronavirusin.

Sir Jeremy, anëtar i Sage, organi këshillues i qeverisë, tha se Bota do të jetojë me Covid-19 për “shumë, shumë vite që do të vijnë”.

“Situata nuk do të ketë marrë fund deri për Krishtlindje. Ky infeksion nuk ka për të ikur, tashmë është një infeksion endemik i njeriut. Edhe nëse do të kemi një vaksinë apo trajtime të mirë, njerëzimi sërish do duhej që të jetonte me virusin për shumë shumë vite, dekadat e ardhshme,” shpjegoi ai.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit