Còvíd/ Fillon procedura e terapisë me plazmë në Shqipëri

Còvíd/ Fillon procedura e terapisë me plazmë…

Në dy spítálet Còvíd, në vendin tonë, ka nisur procedura për terapinë e plazmës konvale për trajtimin e të prekurve nga kòrònavírùsí. Lajmin e bëri me dije Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“I gjithë ekipi i qendrës së gjákut, QSUT, i drejtuar nga Ministria e Shëndetësisë kanë hartuar protokollet për terapinë me plazmë. Në bashkëpunim me Universitetin e Pavias e kemi nisur dhe po e finalizojmë këtë proces dhe jemi gati për të ndërtuar bankën e plazmës. Janë marrë të gjitha masat për të garantuar cilësi dhe siguri për aplikimin edhe të kësaj terapie për ata pácientë që kanë nevojë në dy spítálet Còvíd”, tha Manastirliu.

Ajo tha se janë marrë masat për kryerjen e të gjithë procesit, që nga ekzaminimet e deri te procesi final i trajtimit. Manastirliu ka kërkuar nxitjen e zinxhirit të solidaritetit për dhurimin e plazmës nga personat që e kanë kaluar sèmùndjen.

“Sot ne nisim fushatën ‘Bëhu hero për dikë që ka nevojë për ty’ dhe tashmë kemi dhuruesit e parë që e kanë kaluar sèmùndjen, por është e rëndësishme që të krijojmë zinxhirin e solidaritetit, për të ndërtuar bankën e plazmës për të ndihmuar ata qytetarë që kanë nevojë për këtë trajtim mjekèsor në dy spítálet Còvíd”, tha Manastirliu.

Një páciente 30-vjeçare, e cila e ka kaluar sèmùndjen, ka qenë e para që ka dhuruar sot, në çeljen e fushatës ndërgjegjësuese për dhurimin e plazmës.

Shefja e shërbimit Infèktív, prof. Najada Çomo tha se prej kohësh po punohet me Ministrinë e Shëndetësisë për këtë terapi dhe i bëri apel personave që e kanë kaluar sèmùndjen, të bëjnë këtë gjest human në ndihmë të atyre që kanë nevojë.

Çdo mashkull që është ndërmjet 18-65 vjeç dhe çdo grua e kësaj moshe që nuk ka kaluar shtátzèni, që e kanë kaluar Còvíd-19, mund t’i bashkohen iniciativës së dhurimit vullnetar të gjákut/plazmës për trajtimin e pácientëve që kanë nevojë për këtë terapi në spítále. Dhurimi mund të bëhet në çdo bankë gjáku në spítále dhe çdo person që dëshiron të dhurojë, mund të aplikojë online në faqen Web të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale: http://shendetesia.gov.al/dhuroni-gják/

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit