COVID/ Fituesi i çmimit Nobel në mjekësi jep lajmin e mirë

COVID/ Fituesi i çmimit Nobel në mjekësi…

 Virologu Bruce Beutler, i Çmimit Nobel për Mjekësinë fitues në vitin 2011 është shprehur se nuk do të ketë një valë të dytë të COVID.

“Në shumicën e vendeve europiane dhe Shtetet e Bashkuara, duket se shkalla e rasteve të reja dhe shkalla e vdekshmërisë janë gradualisht duke u zvogëluar, edhe pse njerëzit i janë kanë filluar të dalin nga izolimi, i janë rikthyer aktiviteteve të prodhimit e tregtisë dhe po bashkëveprojnë më shumë me njëri tjetrin. Së bashku me bllokimet, ndryshimet në sjellje, të tilla si distanca sociale dhe përdorimi i maskave, duket se kanë pasur efekte mbrojtëse”, tha Virologu.

Sipas tij, edhe popullsia nuk është më aq e ndjeshme sa në fillim, po ai bën apel që të mos ulet vigjilenca. Edhe pse mund të duket sikur virusi është zhdukur, nuk është aspak kështu, sipas virologut.

E vetmja mënyrë për ta mposhtur përfundimisht, sipas Beutler është vaksina. Sipas fituesit të çmimit Nobel, një vaksinë kundër COVID-199 nuk do të jet ënë dispozicion para vitit 2021 “dhe deri atëherë duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos lirojmë masat e kontrollit”.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit