COVID/ Foto e trishtë: 22 vjeçarja pret me orë të tëra në spital dhe më pas vdes

COVID/ Foto e trishtë: 22 vjeçarja pret…

Një foto e trishtë po bën xhiron në rrjete sociale.

22 vjeçarja Lara Arreguiz nga Argjentina e cila studionte mjekësi veterinare dhe vuante nga diabeti, ka ndërruar jetë nga COVID-19.

 Ajo filloi të shfaqte simptomat e virusit më 13 maj kështu që prindërit e saj vendosën ta dërgonin në qendrën shëndetësore Protomedico në Santa Fe, ku mjekët rezultuan se ajo vuante nga pneumoni bilaterale.

Sidoqoftë pasi nuk kishin shtretër në dispozicion ata e dërguan 22 vjeçaren në shtëpi, duke i lënë një takim tre ditë më vonë.

Meqënëse ajo ndihej keq prindërit e saj vendosën ta transferonin në spitalin Iturriaspe, por edhe atje nuk kishte vende.

Në pritje për të gjetur një vend dhe në mungesë të krevateve 22 vjeçarja u shtri në dysheme ku qëndroi me orë të tëra.

Pas kësaj situata e saj u përkeqësuar dhe ndërroi jetë një javë më vonë.

Fotoja e saj e shtrirë në tokë që u publikua nga nëna e saj tashmë është bërë virale.

Nëna e saj postoi foton e Larës të shtrirë në tokë për të treguar pasigurinë e sistemit shëndetësorë argjentinas.

Ajo e shoqëroi foton e vjazës së saj me mbishkrimin:

“Unë e di se askush nuk do të ma kthejë vajzën time, por unë nuk dua që dikush tjetër të jetë në të njëjtën situatë. Lara po priste të shtrohej në spital. Unë kërkova për ta vendosur atë në një barelë, por ata nuk më dhanë leje. Kështu që ajo u shtri në tokë për të pritur radhën e saj.  U thashë mjekëve që po vinim nga Protomédico, ku kishin parë Covid dhe pneumoni bilaterale. Për më tepër, ajo ishte një paciente në rrezik’.

 Prindërit e Larës po përpiqen të rrisin ndërgjegjësimin tek të rinjtë për të kuptuar se virusi mund të jetë vdekjeprurës edhe për ata.

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit